Kritikohet kënga e Rita Orës

Mediale Vip

Kritikohet kënga e Rita Orës

Më: 13 maj 2018 Në ora: 08:48
Rita Ora

Këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora, dje e publikoi një këngë që ngjalli mjaft diskutime dhe reagime nga bota e muzikës.

Ajo bashkëpunoi me një tjetër shqiptare, Bebe Rexhën, me Charli XCX si dhe reperen Cardi B në këngën me titullin “Girls”.

Në këtë këngë, Rita bën të ditur se është biseksuale, por dy koleget e saj e kanë kritikuar tekstin e kësaj kënge.

Këngëtarja Hayley Kiyoko ka thënë se kjo këngë “i bën më shumë dëm se sa hair komunitetit LGBTQ+”, ndërsa Kehlani e ka konsideruar po ashtu ‘të rrezikshëm’ këtë tekst.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat