Nuk pritej! Personi që i mori mikrofonin këngëtares britanike është reper shqiptar

Mediale Vip

Nuk pritej! Personi që i mori mikrofonin këngëtares britanike është reper shqiptar

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:00
Personi që i mori mikrofonin këngëtares britanike është reper shqiptar

Finalja e "Eurovizionit" ka kaluar me një incident të vogël.

Gjatë performancës së përfaqësueses së Britanisë, SuRie, një person me flamurin kombëtar shqiptar në kokë ishte ngjitur në skenë dhe i mori mikrofonin këngëtares.

Lajmi ka pushtuar gjithë mediet botërore, të cilat kanë zbuluar identitetin e atij personi e që është i ashtuquajturi Dr ACtivism, e që është reper shqiptar.

Dr. AC. njihet edhe si aktivist dhe kishte bërë veprime të ngjashme disa herë, andaj mbrëmë ishte marrë menjëherë në paraburgim pasi kishte penguar performancën e këngëtares,

Sipas TheSun, reperi kishte penguar njësoj një performancë të finales së The Voice në prill të 2017-ës.

Ndërkaq, The Mirror raporton se fjalët që tha reperi në momentin kur mori mikrofonin në skenë ishin “Për nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”.

Dr ACtivism, në llogarinë e tij në Instagram tregon se është autor i një libri me titull “Punët e mafias shtetërore britanike”.

Kujtojmë që reperi kishte publikuar në llogarinë e tij në Instagram një video të performancës së Rita Orës për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se ne kombet e vogla kemi qenë gjithmonë viktima të luftërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat