Dyshimet, në Eurovision nuk u këndua “live”

Mediale Vip

Dyshimet, në Eurovision nuk u këndua “live”

Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:48
Kënga fituese, “Toy” e izraelites Netta

U tha e stërtha nga organizatorët e Eurovision Song Contest se si në dy gjysmëfinalet, ashtu edhe në finalen e madhe të mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Lisbonë të Portugalisë, të gjitha performancat ishin drejtpërdrejtë.

Megjithatë, pretendimi i organizatorëve është vënë në një pikepyetje të madhe pas ndërhyrjes së një fansi që i hoqi mikrofonin nga dora këngëtares SuRie, që përfaqësonte në këtë festival Britaninë e Madhe.

Ajo që u pa ishte se megjithëse fansi i heq mikrofonin këngëtares britanike, kënga vazhdon sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, kryesisht Twitter dhe më pas edhe në faqen zyrtare të Eurovision në Facebook të vërshonin komentet thumbuese e plot ironi për eventin.

“Një superimitim i SuRiet në Eurovision”, ishte pjesa më e madhe e komenteve.

Vetë Eurovision pranoi përmes rrjeteve sociale se i kishte ofruar këngëtares britanike dhe ekipit të saj që të performonte edhe një herë në skenë, por si SuRie dhe stafi i saj vendosën që të mos e bëjnë këtë.

“Nuk ka asnjë arsye pse të këndojmë sërish”, ishte argumentimi i dhënë prej tyre.

Disa prej komentuesve thonë se edhe vetë kënga fituese, “Toy” e izraelites Netta ka qenë me “playback”. Ata nisën nga fakti që në gjysmëfinale, ku këngëtarja besohet se këndoi live, bëri shumë gabime dhe nuk kishte volumin e zërit që pati në finalen e madhe.

Lidhur me pretendimet se këngët ishin të regjistruara, organizatorët e festivalit europian të muzikës nuk kanë reaguar, as për të sqaruar nëse mes performancave kishte nga ata këngëtarë që kishin kënduar live.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat