Portali boshnjak për Anxhelina Hadergjonajn: Yll ndërkombëtar

Mediale Vip

Portali boshnjak për Anxhelina Hadergjonajn: Yll ndërkombëtar

Më: 14 maj 2018 Në ora: 07:50
Anxhelina Hadergjonaj

Këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadergjonaj po vazhdon karrierën e saj jashtë vendlindjes.

Për të madje ka shkruar edhe portali boshnjak klix.ba, ku ka folur për fillimet e para të saj, është përmendur se është vajza e Albërije Hadërgjonajt dhe nga ta po cilësohet si një yll ndërkombëtar.

”Anxhelina Hadergjonaj është një këngëtare e re dhe fotomodele me origjinë nga Kosova ”– shkruan portali boshnjak, klix.ba.

”Ajo ka lindur më 2 dhjetor 1993 në Los Angeles, por është rritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.Pas përfundimit të shkollës së mesme, e bukura Anxhelinë është zhvendosur në SHBA, ku e ka ndërtuar karrierën” – vazhdon shkrimi për shqiptaren.

Ata madje kanë përmendur se ajo në vitin 2010 ka debutuar në skenën muzikore me videoklipin e këngës “Kopje pa kuptim”.

Gjithashtu në portalin boshnjak është theksuar se ajo ka një numër të madh ndjekësish në Instagram.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat