Eugent Bushpepa: Qipriotët ishin kundër imazhit me shqiponjën, Eleni më kërkoi që mos ta fshijë

Mediale Vip

Eugent Bushpepa: Qipriotët ishin kundër imazhit me shqiponjën, Eleni më kërkoi që mos ta fshijë

Më: 15 maj 2018 Në ora: 08:21
Eugent Bushpepa dhe Eleni Fouriera

Eurgent Bushpepa, Eleni Fouriera si dhe Ermal Meta ishin tre shqiptarë që përfaqësonin shteteve të ndryshme në festivalin evropian të muzikës.

Këngëtari përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision, Eugent Bushpepa ka komentuar fotografinë e shumëpërfolur nga mediat teksa shihet së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Eleni Foureira duke bërë shqiponjën me duar.

Bushpepa ka treguar në Opinion se grupi qipriot i ka kërkuar ta heqë foton nga Instagrami, ndërkohë që ka qenë vetë këngëtarja Foureira ajo që e ka ndaluar ta bëjë këtë veprim.

“Ata të Qipros më kërkuan ta heq foton, ndërsa ishte vetë Eleni ajo që më tha ta mbaj. Kërkonin ta hiqnin foton, sepse e dinin që do të kishte më shumë polemika në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Bushpepa.

Eugent Bushpepa u rendit i 11-ti me këngën “Mall”, ndërkohë që Eleni u rendit e dyta me këngën “Fuego”, me të cilën përfaqësonte Qipron.

Kujtojmë se izraelitja Netta Barzilai triumfoi në këtë garë prestigjioze evropiane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat