Muaj më parë, Kylie Jenner u bë nënë për herë të parë.
Me të filluar publikimin e imazheve të vajzës në rrjete sociale, filluan të qarkullonin thashetheme rreth atësisë së vajzës.
Rrjetet sociale u ‘pushtuan’ me deklarata që babai i Stormit nuk është Travis Scott, por roja e Kyliet, Tim Chung.
Si Kylie ashtu edhe Tim kishin vendosur të heshtnin për një kohë, por thashethemet sa vini e rriteshin.
Roja i modeles ka reaguar përmes rrjetit social Instagram, ku tha se me Kylien nuk ka asgjë më shumë sesa puna profesionale dhe u lut që ta linin të qetë.
Përmes një fotografie të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, modelja shihet përkrah partnerit në eventin “Met Gala”.
“Prindërit e Stormit”, ka shkruar ajo mbi fotografi, duke kërkuar në mënyrë indirekte që të mbyllet kjo çështje.