Zbulohet arsyeja pse babai i Meghan Markle nuk do marr pjesë në dasmën mbretërore

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja pse babai i Meghan Markle nuk do marr pjesë në dasmën mbretërore

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:37
Meghan Markle dhe Princ Harry

Dasma mbretërore në mes të Princ Harry dhe të fejuarës së tij Meghan Markle është afërt dhe të gjitha përgatitjet kanë përfunduar.

Ndërsa tani është konfirmuar edhe mos pjesëmarrja e vëllait dhe babait të Meghan në martesën mbretërore.

Babai i Meghan, Thomas Markle nuk do ta shoqëroj të bijën drejt altarit për arsye shëndetësore.

Sipas TMZ, Thommas ka pësuar një sulm në zemër javën e kaluar dhe i është nevojitur të shtrihet në spital duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në dasmën e të bijës.

“Mjekët do të duhet ndërhyjnë dhe do të riparojnë dëmin që ka shkaktuar sulmi duke vënë stenta aty ku është e nevojshme”, tha Thomas.

Sulmi në zemër i babait të Meghan besohet të ketë ndodhur për shkak të letrës publike që vëllai i dukeshës së ardhshme i dërgoj Princ Harryt, duke i kërkuar që ai ta anulojë dasmën sa nuk është vonë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat