Khloe Kardashian flet për herë të parë pas tradhëtisë së partnerit

Mediale Vip

Khloe Kardashian flet për herë të parë pas tradhëtisë së partnerit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 08:36
Khloe Kardashian dhe Tristian Thomson

Khloe Kardashian duket se është lodhur nga kritikat dhe nga njerëzit përreth të cilët gjithmonë i thonë se çfarë duhet të bëjë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka vendosur të thyejë heshtjen për herë të parë që pas tradhëtisë së partnerit me 5 vajza dhe lindjes së bebushes.

Ajo u shpreh se ka vendosur të mos reagojë ndaj komenteve apo fjalëve negative rreth të dashurit të saj, lojtarit të NBA, Tristian Thomson.

“Njerzit negativ më bënin të ndihesha keq. Tani ata më bëjnë të ndihem mirënjohëse për jetën time pasi më mësuan se çfarë nuk duhet të bëj” ,-shkroi ajo në postimin e saj.

Më pas shtoi se pas gjithçkaje që ka ndodhur gjërat rrotullohen rreth atij që shikon të parin në një dhomë plot me njerëz. Edhe pse ende ndihet e lënduar nga ngjarjet e fundit, Khloe dëshiron që familja e saj të jetë e lumtur për hir të vogëlushes True.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat