Morena Taraku pozon përkrah kuzhinierit të famshëm turk

Mediale Vip

Morena Taraku pozon përkrah kuzhinierit të famshëm turk

Më: 17 maj 2018 Në ora: 22:04
Morena Taraku

Morena Taraku javët e fundit po qëndron në Turqi.

Udhëtimin në këtë vend, këngëtarja e ka shfrytëzuar edhe për të realizuar xhirimet e klipit të ri.

Në Turqi, Morena është takuar me kuzhinierin e famshëm turk, Nusret Gokce, i cili vetëm në llogarinë e tij në Instagram ndiqet nga 13 milion njerëz, me të cilët ndan pjesë nga artet e gatimit të tij.

 

#saltbae & #saltgirl ????

A post shared by K I N G M T (@morenataraku) on

Këngëtarja shfrytëzoi rastin të shkrep një fotografi bashkë me Nusret, derisa kishte vizituar lokalin e tij.

Kujtojmë që projekti më i ri nga Morena do të jetë në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj PM, ndërsa pritet të publikohet gjatë këtij muaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat