Merita Sahatçiu, e njohur në mbarë botën si Rita Ora, është vajza nga Kosova e cila çdo ditë na bën krenarë me arritjet në arenën ndërkombëtare.
Çdo projekt i saj është shndërruar në hit dhe tashmë emri i saj njihet në mbarë botën.
Së fundi, këngëtarja ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram në të cilën na prezanton edhe me një anëtar të familjes së saj.
Bëhet fjalë për gjyshen e Ritës, me të cilën këngëtarja njoftoi publikun përmes një fotografie që ndau në rrjete sociale.
Kujtojmë që projekti i fundit i Ritës është “Girls”, ndërsa me po të njëjtin emër ka titulluar edhe turneun evropian, që po shënon suksese në secilin vend ku ajo performon.