E harroi Bieber-in, Gomez në krahët e ish-it të shoqes së ngushtë

Mediale Vip

E harroi Bieber-in, Gomez në krahët e ish-it të shoqes së ngushtë

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:40
Selena Gomez, Justin Theroux, Jennifer Aniston

Justin Bieber duhet ta harrojë përfundimisht Selena Gomez, pasi kjo e fundit është hedhur në krahët e ish bashkëshortit të mikes së saj më të mirë.

Mesa duket, këngëtarja e njëkohësisht aktore, nuk e ka vuajtur aspak ndarjen, e duket se po e shijon romancën e re.

Në mediat rozë qarkullojnë lajme se Selena është duke dalë me ish-bashkëshortin e mikes së saj më të mirë, Jennifer Aniston.

Ata janë fotografuar shpesh herë së bashku dhe një burim i afërt i tyre ka treguar se ata janë në hapat e para të lidhjes.

Teksa Selena dhe Justin Theroux janë duke shijuar lidhjen e tyre, ajo e cila është më e inatosur në këtë mes është Jennifer, e cila ndihet shumë e zhgënjyer nga veprimi i shoqes së saj të ngushtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat