Këngëtarja marokene: Do të doja të martohesha me një mashkull shqiptar

Mediale Vip

Këngëtarja marokene: Do të doja të martohesha me një mashkull shqiptar

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:43
Lamar Al-Koismi

“Burrat shqiptar janë shumë të sjellshëm, por në të njëjtën kohë edhe xheloz. Por do të më pëlqente të martohesha në Shqipëri”.

Kështu është shprehur artistja marokene Lamar Al-Koismi e cila prej disa muajsh po sprovon veten në tregun shqiptar.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ajo tregoi se si burra të ndryshëm shqiptar janë përpjekur t’i fitojnë zemrën, ndonjëherë edhe duke u mburrur për pasurinë e tyre të pretenduar.

“Po më pëlqejnë. Burrat shqiptar janë shumë të sjellshëm. Të paktën me mua, nuk e di për të tjerat. Janë të gjindshëm, nëse mua më duhet diçka, unë mund t’i telefonoj një miku dhe më ndihmojnë nëse kam nevojë për diçka. Po në të njëjtën kohë janë edhe xhelozë, bëjnë tipin e fortë. Ka raste që edhe duan të luajnë pak, bëjnë si të zgjuar. Për shembull një herë kam takuar dikë dhe filloi të më thoshte që ka një vilë, ka makina, ka jaht. Pastaj kur më tha që ka një gjet privat nuk mund të rrija pa qeshur”.

Lamar tha se ende nuk i ka rrahur zemra për ndonjë djalë shqiptar por se do t’i pëlqente të martohej në Shqipëri, pasi edhe vendi i pëlqen shumë.

“Kam miq, njoh shumë njerëz , por vetëm miq. Nuk mund të them që e dua dikë ose jo. Por ndonjë që të më pëlqejë me të vërtetë do ta gjej në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat