Emocione të papërshkruara të Meghan dhe Princ Harry-t para dasmës

Mediale Vip

Emocione të papërshkruara të Meghan dhe Princ Harry-t para dasmës

Nga: Bota sot Më: 18 maj 2018 Në ora: 23:04
Princ Harry

(E plotësuar) - Princi Harry ka thënë se nuk mund të presë që të martohet me nusen e tij Meghan Markle, derisa takoi turmën e njerëzve jashtë Windsor Castle këtë pasdite.

"Unë jam shumë i emocionuar ... Nuk mund të pres",  ka thënë Princ Harry kur u pyet nga zonja Ritu Dutt, nga Richmond, nëse ai ishte duke pritur ditën e tij të madhe, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Harry u takua me dashamirët jashtë kështjellës, derisa nesër do të martohet me Meghanin.

Ai u bashkua në një shëtitje për të takuar turmat e mbledhura me vëllanë e tij të madh, Princin William.

I veshur me një kostum zyrtar, Harry dukej i lumtur derisa në duar mbante një lodër.

Image

Meghan arrin në hotel me nënën e saj, e kalon natën e fundit të beqarisë larg Princit

Meghan Markle mbërriti me nënën e saj për të kaluar natën e saj të fundit para dasmës mbretërore në hotelin Cliveden House, pasi shijoi çajin e pasdites me Mbretëreshën.

Nusja mbretërore dhe nëna e saj Doria Ragland do të kalojnë natën sonte në hotelin në Berkshire me një grup të shokëve më të ngushtë të Meghan, dizajnerin e saj të veshjes dhe floktarët, para se Doria të shoqërojë nusen në Chapel të Shën Gjergjit, pasi ajo më në fund do të lidhë kurorë me Princin Harry, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Derisa hyri në hotelin Meghan, e veshur me një veshje prej 1.350 funte Roland Mouret Barwick, u prit nga fansat dhe atyre u tha se ndihej "mrekullueshëm, faleminderit".

Doria, e veshur me një fustan të zgjuar rozë të lehtë, u shfaq përkrah të bijës, në mungesë të babait, i cili po kurohet në spital.

Ndërkohë vetëm pak kilometra larg në Windsor Prince Harry dhe vëllai i tij Uilliam, janë parë duke përshëndetur publikun e madh jashtë Windsor Castle , që është mbledhur para dasmës.

Harry dhe William biseduan me fansat e ngazëllyer jashtë Windsor, duke shtrënguar duart dhe duke u forografuar me mijëra njerëz që po presin martesën e nesërme.

Image

***

Duke u përshendetur me jetën beqare, Meghan dhe Harry arrijnë në Windsor në udhëtimin e tyre të fundit si një qift i pamartuar, para se ta kalojnë natën në hotele të veqanta përpara dasmës së tyre.

Meghan Markle dhe princi Harry dukeshin të lumtur sot kur u larguan nga Kensington  Palace për herë të fundit si një qift i pamartuar, për të filluar aventurën mbretërore të dasmës.

Qifti buzëqeshnin dhe tundnin turmën në rrugën e tyre drejt Windsor Castle.

Pastaj, sic e thotë tradita qifti do të përshendetën me njëri-tjetrin para se nusja të shkoj në Cliveden House Hotel, bashkë me një grup të afërmve të saj, dhe dizejnatorin dhe stilistin e saj.

Përgatitjet për dasmën mbretërore, nëna e Meghan takohet me Mbretëreshën

Meghan Markle do të vendosë sot një javë të tmerrshme të dramës familjare, ndërsa ajo e merr nënën e saj për të takuar Mbretëreshën.

Pas një sërë pengesash, ku babai i saj është parë duke u larguar nga ceremonia dhe gjysmë vëllai i saj i cili e quan këtë martesë një 'gabim', Meghan do të bëjë përgatitjet përfundimtare përpara ceremonisë në Windsor të shtunën, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Gjysma vëllai i saj, Thomas Markle Jr, u fotografua jashtë Windsor Castle këtë javë pasi fluturoi në Mbretërinë e Bashkuar përpara shërbimit.

Nusja mbretërore shpreson se nuk do të ketë surpriza të tjera nga familja e saj për të prishur dasmën.

Sot nëna e Meghan, Doria Ragland, e cila ka qëndruar në Pallatin Kensington, do të takohet me Mbretëreshën për të përfunduar furtunën në familjen mbretërore pasi ka fluturuar nga Los Anxhelos të mërkurën.

Ajo tashmë ka gëzuar një takim "të këndshëm" me Princin Çarls dhe Dukeshën e Cornwall, vetëm disa orë pasi ka arritur në Britani dhe dje u takua me Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit dhe fëmijët e tyre.

Image

Ndërkaq, qytetarë të shumtë kanë qëndruar mbrëmë jashtë kështjellës për të siguruar një pamje të mirë të procesit të dasmës, duke përdorur çanta për fjetje dhe madje edhe karrige të palosshme pasi policia lokale ndaloi vendosjen e tendave.

Në anën tjetër, Meghan po lutet për babain e saj 73-vjeçar, i cili po shërohet nga operacioni i zemrës në Meksikë.

Në një deklaratë që e ka shkruar vetë Meghan, konfirmohet se ai nuk do të marrë pjesë.

"Mjerisht, babai im nuk do të marrë pjesë në dasmë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat