Këngëtarja shqiptare do të performojë në finalen e “American Idol”

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare do të performojë në finalen e “American Idol”

Më: 19 maj 2018 Në ora: 06:57
Bebe Rexha

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha do të performojë live në spektaklin muzikor “American Idol” dy netët finale që do mbahen me 20 dhe 21 maj.

Një gjë të tillë e ka bërë vetë të ditur Bebe Rexha me anë të një postimi në “Instagram”, por gjithashtu faqja zyrtare e show-ut muzikor e ka bërë të ditur një fakt të tillë.

Ajo është një ka të ftuarat e nderit dhe do të jetë duke performuar përkrahë tre pjesëtarëve të jurisë, Katy Perry, Lionel Richi, Luke Bryan dhe të ftuarve të tjerë.

Vetëm të premten e kaluar këngëtarja publikoi bashkëpunimin e shumëpërfolur me shqiptaren tjetër, Rita Ora. Kënga e vajzave titullohet “Girls” dhe gjithashtu pjesë e projektit janë edhe Cardi B e Charli XCX.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat