Tolgahan i bashkohet Almedës në Dancing with the stars

Mediale Vip

Tolgahan i bashkohet Almedës në Dancing with the stars

Më: 19 maj 2018 Në ora: 18:50
Tolgahan dhe Almeda

Tolgahan Sayisman është një ndër aktorët turk më të komentuar në vendin tonë, padyshim shkak për këtë është bërë edhe lidhja e tij me bukuroshen shqiptare Almeda Abazin. Tolgahan dhe Almeda, janë dyshja më e preferuar nga shqiptarët dhe shpesh herë janë bërë objekt i thashethemeve dhe komenteve nga më të ndryshme.

Edhe pse keni dëgjuar shumë thashetheme lidhur me marrëdhënien e çiftit, askujt nuk ja priste mendja se Tolgahan së shpejti do të vinte në Tiranë. Lajmi ka një muaj që qarkullon, por tashmë është zyrtar.

Aktori do të marrë pjesë në një natë speciale të “Dancing with the stars”. Tolgahan do jetë për një natë anëtar jurie dhe pritet që aktori të vijë këtë muaj. I pyetur në një revistë turke lidhur me këtë, Tolga është shprehur: “Po i lexoj skenarët e ardhshëm. Nuk kam asnjë gjë fikse akoma, por nuk po nxitohem”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat