Ish-modelja e Playboy hidhet nga kati i 25-të bashkë me djalin

Mediale Vip

Ish-modelja e Playboy hidhet nga kati i 25-të bashkë me djalin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 20:48
Stephanie Adams dhe djali i saj

Ish-modelja e Playboy, Stephanie Adams dhe djali i saj 7-vjeçar, Vincent, u gjetën të vdekur pasi u rrëzuan nga kati i 25-të i hotelit Gotham në Manhatan të Nju Jorkut.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes, por hipoteza e akredituar nga mediat është se gruaja bëri vetëvrasje duke u hedhur së bashku me fëmijën. Në sfond qëndron beteja ligjore me ish-bashkëshortin Charles Nicolai për kujdestarinë e djalit të tyre.

Çifti ishte shfaqur të mërkurën në një gjykatë në Manhatan, e cila i kishte mohuar Adams lejen për të marrë fëmijën në Evropë gjatë periudhës së verës, pasi ai mund ta shihte nënën me të dashurin e saj.

Kujtojmë se Adams ishte Miss Playboy në vitin 1992 dhe ka shkuar në shtrat në një histori të bujshme me yllin e kinematografisë, Robert de Niro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat