Sëmuret Rita Ora, kjo është gjendja e saj - Bota Sot
Sëmuret Rita Ora, kjo është gjendja e saj

Mediale Vip

E hënë, 25 qershor 2018

Sëmuret Rita Ora, kjo është gjendja e saj

Më: 20 maj 2018 Në ora: 08:38
Rita Ora

Rita Ora ka disa javë që ka nisur turneun e saj të titulluar “Girls Tour”.

Ajo deri më tani ka kënduar në disa qytete të mëdha të Britanisë së Madhe duke përfshirë këtu Londrën dhe Manchesterin.

Mirëpo, këngëtares së lindur në Kosovë i është dashur që të anuloj koncertin e saj në Bristol pasi nuk është mirë me shëndet.

27 vjeçarja u ka kërkuar fansave falje duke u shpjeguar se është sëmurë dhe se mjekët i kanë këshilluar pushim një javor.

Rita ka publikuar edhe një video në Twitter ku shihet në gjendje të keqe, derisa me një zë të ngjirur u premton atyre që i kanë blerë biletat për koncertin e saj se së shpejti do të kenë shou nga ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test