Përse qau gjatë gjithë ceremonisë së dasmës e ëma e Meghan Markle?!

Mediale Vip

Përse qau gjatë gjithë ceremonisë së dasmës e ëma e Meghan Markle?!

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:43
Meghan Markle me nënën e saj

Një nga njerëzit që kishte objektivin e kamerës drejt vetes, njësoj sa gjithë anëtarët e famlijes mbretërore, ishte padyshim e ëma e nuses, Meghan Markle! Doria Reglan ishte e vetmja përfaqësuese e familjes së nuses kështu që kurioziteti fokusohej vetëm te ajo!

Babai i Meghan, për shkak të ndërhyrjes në zemër, hoqi dorë nga ardhja në ceremoni.

Që pas zbritjes nga makina, u vunë re qarte emocionet në portretin e Doria-s. Pasi zuri vendin e saj brenda në kishë, ajo nuk mundi të mbante as lotët që u dukën se e shoqëruan përgjatë gjithë ceremonisë! Nuk është pak që vajzës së saj por edhe asaj vetë, t’i ndryshojë jeta brenda një kohe të shkurtër…Kush do të ishte në gjendje t’i mbante emocionet?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat