Eli Fara feston ditëlindjen, Marina i bën dedikimin që çdo mama do dëshironte

Mediale Vip

Eli Fara feston ditëlindjen, Marina i bën dedikimin që çdo mama do dëshironte

Më: 21 maj 2018 Në ora: 15:19
Eli Fara me vajzën

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe e shumë komentuar në showbiz për pamjen e saj gjithnjë në super formë, për anën profesionale e për jetën private, Eli Fara feston sot ditëlidjen.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Eli Fara, feston sot ditëlindjen. Këtë e ka bërë të ditur vajza e saj Maria, e cila ka bërë një dedikim të veçantë për mamanë.

Ajo ka zgjedhur ta surprizojë Elin me një postim special për të. Marina ka postuar në rrjetin social “Instagrm,” një foto nga fëmijëria ku Eli shfaqet duke e puthur dhe i kushton të ëmës fjalët që çdo mama do donte t’i dëgjonte.

“Ne nje dite si sot lindi nena me e mire ne bote..Te uron motra te behesh 100 vjet. Jeta ime ka nisur duke hapur syte dhe duke dashuruar fytyren tende, kur numeroj gjerat e cmuara qe kam ne jete ty te numeroj dy here, zemra jote eshte vendi me i sigurt per mua, ti ne mbreteresha ime nuk ka fjale qe mund te pershkruaje dashurine qe kam per ty..Te dua. Gezuar Ditelindjen”, shkruan Marina.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat