Dy “rivalet”, Elvana Gjata dhe Liberta Spahiu bashkë në një festë duke kërcyer

Mediale Vip

Dy “rivalet”, Elvana Gjata dhe Liberta Spahiu bashkë në një festë duke kërcyer

Më: 21 maj 2018 Në ora: 15:24
Elvana Gjata dhe Liberta Spahiu

Ka qenë një festë e stilistit të njohur, Valdrin Sahitit që ka bërë bashkë këngëtaren shqiptare Elvana Gjata dhe moderatoren kosovare Liberta Spahiu.

Festa është organizuar nga stilisti me rastin e ardhjes së vajzës së tij në shtëpi për herë të parë, pasi lindja u bë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Valdrini ka preferuar ta festojë këtë moment me miqtë e tij më të ngushtë.

Siç është bërë e ditur dhe nga postimet në “Instastory” Valdrini kishte ftuar në festën e tij edhe dy “rivalet”, Elvana Gjatën dhe Liberta Spahiun. Nga pamjet duket se vajzat e kanë shijuar në maksimum festën, janë argëtuar dhe kanë kërcyer, duke mos e vënë re fare prezencën e njëra-tjetrës.

Valdrini ka postuar foto me dy mikeshat e tij, por gjithashtu Nora Istrefi ka publikuar foto e video me të dyja vajzat, të cilat nuk janë sikletosur fare nga fakti se ishin në të njëjtin ambient, përkundrazi Liberat kishte momente që ishte ngjitur mbi një nga tavolinat duke kërcyer.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat