Adrola, si rrallë herë, rrëfen marrëdhënien mes djalit dhe ish-bashkëshortit

Mediale Vip

Adrola, si rrallë herë, rrëfen marrëdhënien mes djalit dhe ish-bashkëshortit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:10
Adrola me djalin dhe ish-bashkëshortin

Një ndër intervistat e fundit të Adrolës ishte ajo tek ‘Xing me Ermalin’ pak javë më parë. Këtë herë, modelja i është drejtuar Prishtinës për të qenë e ftuara speciale në ‘Elitë Show’. Një ndër temat më të diskutuara lidhur me Adrolën është dhe ndarja e saj nga ish-bashkëshorti, për të cilën është pyetur dhe në emisionin në fjalë.

Dushi ka rrëfyer më tepër mbi marrëdhënien mes Troit dhe të atit, si dhe rolin e saj në ruajtjen e një raporti sa më të shëndetshëm. “Adisi i ka dokumentet për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej”, ka thënë fillimisht modelja, e cila prej disa kohësh është zhvendosur në Amerikë së bashku me të birin. “Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati mos t’i mungojë as unë prandaj është kjo pjesa që ne duhet të lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon”, ka thënë dhe më tej Adrola.

Modelja nuk ka preferuar të flasë shumë lidhur me këtë çështje për një periudhë të gjatë, edhe pse së fundmi ka zbuluar jo pak detaje. Tashmë, fokusi i saj është Troi dhe modelingu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat