Camila Cabello braktis koncertin, ja çfarë bëjnë fansat

Mediale Vip

Camila Cabello braktis koncertin, ja çfarë bëjnë fansat

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:45
Camila Cabello

Këngëtarja e famshme Camila Cabello javë më parë lajmëroi se do t’i bashkohej Taylor Swift për skenën e hapjes së koncerteve të saj në turneun botëror.

Mbrëmjen e kaluar Taylor u shfaq e vetme në skenë duke thënë se Camila është shtruar në spital pas dehidratimit si pasojë e një viroze. Ajo me anë të një postimi u shpreh se ishte zemërthyer që nuk mund të ishte e pranishme në koncertin në Seattle por do të bëjë të pamundurën që fansat e këtij qyteti të kenë një perfomancë nga ajo.

Teksa kanë mësuar lajmin e trishtë 53 mijë të pranishëm në stadium së bashku me Taylor Swift kanë kënduar të gjithë një zëri për Camila-n duke i uruar asaj një shërim të shpejtë.

Ndërkohë që në të shumtën e rasteve një veprim i tillë e zemëron publikun, ato të Seattle kanë habitur me reagimin e tyre dhe ngrohtësinë që i transmetuan këngëtares së famshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat