Celine Dion kthehet në skenë dy muaj pas operimit

Mediale Vip

Celine Dion kthehet në skenë dy muaj pas operimit

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:08
Celine Dion

Dy muaj pasi Celine Dion anuloi disa spektakle në Las Vegas për t’iu nënshtruar një “procedure minimale invazive kirurgjikale”, ajo u kthye në skenë në The Colosseum në Caesars Palace të martën mbrëma.

Fituesja e çmimit Grammy e nisi natën duke iu drejtuar sallës së mbushur me njerëz ku edhe u prit me ovacione.

“Ju e dini që ka kaluar një kohë e gjatë që kur kam pasur një koncert pasi kisha një problem të vogël shëndetësor – a nuk kemi të gjithë?”.

“Por më duhet të ju tregoj se jam shumë e lumtur që jam kthyer. Skena është sikur shtëpia sime larg shtëpisë dhe unë duhet ta pranoj se mezi po qëndroj në këmbë sonte, pasi jam pak e emocionuar. Nuk ka rëndësi që sa kohë je në skenë, sa herë që bën një koncert, ndjehesh njësoj”, ka thënë Dion.

“Ti shqetësohesh nëse njerëzit do të vinë akoma, a do të thonë ata se çka nëse ajo e anulon koncertin prapë. Nuk marr asgjë si të garantuar, pasi në Vegas, ka shumë spektakle që mund t’i ndiqni”, ka vazhduar tutje ajo.

Dion e nisi këtë natë duke e kënduar “I Surrender” dhe më vonë performoi edhe këngën e saj të re “Ashes” e cila do të jetë kolonë zanore e “Deadpool 2”.

Në fund të muajit mars, ylli 50 vjeçar bëri të ditur në Facebook se ajo po përballet me një problem shëndetësor me veshin e mesëm.

Ky problem shëndetësor, siç ka bërë  të ditur ajo, “shkakton probleme në dëgjim” dhe “e bën jashtëzakonisht të vështirë të këndojë”.

Duke e shprehur keqardhjen e saj për anulimin e koncerteve, Dion ka thënë se fati nuk ka qenë me të kohët e fundit por ajo shpreson se shpejt do t’i kthehet performancave live.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat