Flori dhe Elvana flasin me mesazhe të koduara? Ja çfarë i thonë fansat këngëtares: Po digjesh për të…

Mediale Vip

Flori dhe Elvana flasin me mesazhe të koduara? Ja çfarë i thonë fansat këngëtares: Po digjesh për të…

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:38
Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata

Lidhja e këngëtarëve Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi nuk u konfirmua asnjëherë nga ata të dy, e megjithatë të gjithë i shihnin si një çift të dashuruarish sa herë që shfaqeshin bashkë në publik.

Por së fundmi fansat e tyre mendojnë se Elvana dhe Flori po komunikojnë me mesazhe të koduara me njëri-tjetrin. Ky dyshim vjen nga postimet e ndryshme që bëjnë në rrjetet sociale.

Ishte Mumajesi i cili fillimisht publikoi cover-in e këngës së Aurela Gaçes, “Të dua”. Më pas  Elvana publikoi një foto shumë të ngjashme me atë të Florit me shprehjen: “Ku vajti?? Dashuria??”.

E postimi i Gjatës pati reagime të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët mendojnë se kjo ishte një përgjigje ndaj cover-it romantik të Florit.

“Pse më duket si përgjigje e cover-it që ka bërë Flori te postimi i fundit”? S’e di pse me ngjan me një foto të Florit kjo .A po të mungon Florii oj shpirtoo ai është më i miri Shqipriiii. Po te Flori vajti dashuria, je tu u djeg akoma për Florin”, janë disa nga komentet.

Ndërkohë, Elvana pritet të publikojë këngën më të re dhe që tani e mendojmë se do të jetë një baladë e bukur dashurie. Kujt t’ia ketë dedikuar?

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat