Ja si do të rikthehet atraktivja Bruna, gati kënga!

Mediale Vip

Ja si do të rikthehet atraktivja Bruna, gati kënga!

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 23 maj 2018 Në ora: 16:15
Bruna Smulja

Rikthehet atraktivja Bruna Smulja, shumë shpejt projekti i ri Ajo është një këngëtare mjaft e kërkuar që megjithëse ka qenë për katër vite larg skenës për arsye personale, aspak nuk është harruar që nga bashkëpunimi i suksesshëm me Valton Krasnqiin dhe këngën e tyre “Single Lady”. Po flasim për Bruna Smulja, ku mësojmë se sapo ka realizuar këngën e saj më të re në duet me Ana Tahirin, me titull “S’me doje”, duke zgjedhur producentin më “in” të momentit Irkenc Hyka dhe me tekst nga Petro Xhori.

Kënga ka edhe një videoklip mjaft të nxehtë që pritet të dalë pas disa ditëve në kanalin Youtube, një klip realizuar nga Max Production. Bruna siç e njohin kështu në muzikë është një artiste që falë zërit dhe repertorit të saj ka shkelur jo vetëm europën por edhe Australinë e largët me koncerte të shumta, ku numëron deri tani 12 vite në skënë, e pas një pushimi të shkurtër rikthehet artistja aktraktive me këtë këngë që si duket mezi po pritet nga ndjekësit e saj, por që ka bërë kuriozë të gjithë.BS

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat