Moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi është bërë baba për herë të parë.
Antea dhe Eno kanë marrë vendimin që vajza e tyre e parë të lindë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë arsye ajo ishte larguar prej javësh nga Shqipëria, për t’i vijuar muajt e fundit të shtatzënisë atje.
Është bërë e ditur se moderatori është bërë baba i një vajze dhe se shumë shpejt edhe ai vetë do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu njohur me vogëlushen e tij, lindjen e së cilës Eno e ka pritur nga Shqipëria.
Sigurisht që do të duhen disa javë që vogëlushja të kthehet në Shqipëri së bashku me prindërit e saj.