Seldi dhe Mimoza na prezantojnë me projektin e ri muzikor, kënga titullohet…

Mediale Vip

Seldi dhe Mimoza na prezantojnë me projektin e ri muzikor, kënga titullohet…

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:32
Seldi dhe Mimoza

Dy këngëtarët e dashur, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra na kanë njohur me projektin e tyre më të ri muzikor. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë këngëtarët nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale “Instagram”.

Çifti ka vendosur të vij me një tjetër projekt të përbashkët ashtu si edhe këngët e tjera që kanë prezantuar. Prej kohësh kemi parë se dy të fejuarit nuk vijnë më me projekte të veçanta, kjo ndoshta sepse ata janë nga çiftet më të dashura në diasporën shqiptare dhe publiku i vlerëson më shumë kur janë bashkë.

Seldi dhe Mimoza na kanë bërë të ditur se kënga që po përgatitet dhe klipi do të titullohet “Sa” dhe se xhirimet kanë preferuar ti realizojnë në Prishtinë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat