Ish i dashuri i Dua Lipës ende i dashuruar në të, ajo e injoron

Mediale Vip

Ish i dashuri i Dua Lipës ende i dashuruar në të, ajo e injoron

Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:40
Dua Lipa dhe Isaac Carew

Dua Lipa pa dyshim se është një prej emrave të momentit.

E komentuar jo vetëm për këngët e saj, Dua njihet tashmë si ikonë stili dhe është po ashtu prej femrave më atraktive të skenës botërore.

Kjo nuk lë pa lëvizur as ish të dashurin e saj, Isaac Carew, me të cilin bukuroshja nga Prishtina ishte në lidhje pak kohë më parë.

Ai ka vazhduar që t’i komentojë asaj në rrjetin social Instagram, por këngëtarja shqiptare nuk i është përgjigjur fare dhe kjo nuk është hera e parë që po ndodh.

Dua Lipa në këtë postim promovoi një kampanjë të saj të modës, pasi beson se ajo është pjesë e rëndësishme e jetës së saj.

“Është formë ku e shprehi unë veten”, ka shkruar Dua Lipanë postimin e saj, rreth rëndësisë së modës në jetën dhe karrierën e saj.

Dua Lipën mund ta shohim të gjithë të shtunën para finales së madhe të Ligës së Kampionëve në performancën e saj hapëse të ngjarjes më të madhe të futbollit botëror.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat