Bella Hadid obligon The Weekend të fshijë çdo dëshmi të lidhjes me Selena Gomez

Mediale Vip

Bella Hadid obligon The Weekend të fshijë çdo dëshmi të lidhjes me Selena Gomez

Më: 24 maj 2018 Në ora: 22:12
Bella, The Weeknd dhe Selena

E kaluara mbetet një e kaluar dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe me çiftin Bella Hadid dhe The Wekeend të cilët ka rindezur romancën e tyre përsëri.

Pas ndarjes nga Bella Hadid, këngëtari kanadez u lidhë me Selena Gomez, mirëpo as kjo lidhje nuk zgjati shumë.

Nuk kaloj shumë kohë nga ndarja me Gomez dhe The Weekend i është rikthyer dashurisë së vjetër .

Hadid dhe The Wekeend u kapën “mat” duke u puthur gjithë pasion në Festivalin e Kanës javë më parë.

Pas ribashkimit të tyre, Bella ka nisur të marrë situatën në kontroll, ajo ka gjetur disa foto të Selenës në telefonin e partnerit të saj dhe i ka kërkuar atij të fshijë çdo gjë që ka të bëjë me këngëtaren dhe lidhjen e tij me aktoren e njohur.

“Bella gjeti disa foto shumë seksi të Selenës në telefonin e The Weekend dhe e detyroi atë ti fshinte, pasi u acarua shumë”, u shpreh një burim i afërt me çiftin për revistën ‘OK’.

Dyshja Hadid dhe The Weekend janë ndër çiftet më të komentuara dhe lidhja e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat