Rita Ora ‘elektrizoi’ publikun në “Germany’s next Topmodel”

Mediale Vip

Rita Ora ‘elektrizoi’ publikun në “Germany’s next Topmodel”

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:16
Rita Ora

Aktualisht është një ndër emrat më të kërkuar në tregun e muzikës botërore.

Rita Ora mbrëmë ka qenë e ftuar në finalen e spektaklit “Germany’s next Topmodel”.

Këngëtarja ka dhënë performancë madhështore, derisa ka kënduar hitin e saj të fundit “Girls”, që e ka në duet me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX.

Këngëtarja kishte veshur një kostum të kuq, ndërsa gjatë performancës kanë parakualuar edhe dy garueset për çmimin e parë.

Kujtojmë që Rita aktualisht është angazhuar në turneun evropian “Girls”, i cili po ecën shumë mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat