Dua Lipa plot emocion për finalen e Ligës së Kampionëve

Mediale Vip

Dua Lipa plot emocion për finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 26 maj 2018 Në ora: 06:36
Dua Lipa

Ishte një vit i mrekullueshëm për Dua Lipën.

Dy çmime në Brit Awards, një hit numër një në bashkëpunim me Calvin Harris, një nga këngëtaret më të ndjekura dhe tani ajo do të performojë mbrëmjen e së shtunës në Kiev, për ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve.

Vetë këngëtarja është shprehur tejet e emocionuar për këtë ngjarje, në një interviste në Music News.

“Është jashtëzakonisht ngazëlluese. Kemi bërë prova dhe edhe pse stadium është i zbrazët jam nevrike. Nuk e di se si do të ndjehem kur ka mijëra njerëz brenda dhe miliona duke shikuar nga shtëpitë e tyre”

“Sa i përket performancave, kjo është më e madhja që kam bërë ndonjëherë, ka shumë vajza, si dhe do të mundohemi që të fusim një influencë ukrainase. Dua që kjo performancë të jetë e veçantë. Shpresoj që njerëzit do ta shijojnë”

Një audiencë e përafërt me 200 milionë njerëz e kishin ndjekur ceremoninë e finales së kaluar, ku kishin performuar Black Eyed Peas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat