Pasi u shpërnda puthja me të dashurin, Roza Lati i tregon të gjithve përse e mbajti të fshehtë deri më tani

Mediale Vip

Pasi u shpërnda puthja me të dashurin, Roza Lati i tregon të gjithve përse e mbajti të fshehtë deri më tani

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:46
Roza Lati me të dashurin

Me siguri e keni parë të shpërndahet me shpejtësi rekord lajmi se Roza Lati publikoi mbrëmjen e djeshme një video të shkurtër ku puthej me të dashurin e saj pa i zbuluar fytyrën por dukshëm tregonte se çifti kishin një marrëdhënie mjaft pasionante me njëri tjetrin.

Duke qenë se Roza ka qenë e rezervuar për shumë kohë duke mos treguar asnjëherë se cilin kishte në krah, lajmi mori edhe më tepër bujë. Me siguri kjo ka qenë arsyeja përse kjo e fundit e ka parë të arsyeshme që vetëm pak minuta më parë të sqarojë disa gjëra në një rrëfim që ka bërë në Instastory.

“E pra shokë dhe shoqe, të duash të mbash private jetën tëndë sentimentale mund të të kthehet si ‘boomerang’ herë për keq e herë për mirë. Mungesa e informacionit për kureshtarët i bën t’ju tejkalojë truri në fantazira që do të thotë, çfarë nuk kam dëgjuar për veten. Më kanë bërë për të dashur lloj lloj njerzish, alienësh, fantazmash. Kurrë nuk kam dal publikisht dhe të kem thënë ky është i dashuri im, sepse nuk e meritonte dikush këtë kurorë floriri kaq të rëndë t’ja vija mbi kokë…” – ka përfunduar ajo.

Pra, e kuptuam mirë? Kjo do të thotë që Roza ndjen sa ka gjetur të duhurin ndaj dhe ka vendosur ta shpërndajë atë moment intim me të gjithë. Urime Roza! 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat