Fotot seksi të Selena-s në telefonin e The Weeknd acarojnë Bella Hadid

Mediale Vip

Fotot seksi të Selena-s në telefonin e The Weeknd acarojnë Bella Hadid

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:56
Bella Hadid me The Weeknd

Historia e Bella Hadid me The Weeknd, është e denjë për një telenovelë të gjatë që nuk ka një fund të lumtur. The Weeknd vitin e kaluar u nda nga Bella, dhe direkt përfundoi në krahët e Selena Gomez. Supermodelja u lëndua shumë nga kjo tradhti, por sivjet ata u ribashkuan sërish. Nga ana tjetër Selena u ribashkua me ish-in Justin Bieber, por kundërshtitë e familjes bënë që ata t'i jepnin fund lidhjes së tyre. 

Gjithsesi, le të qëndrojmë paksa tek historia e Bella dhe The Weeknd. Edhe pse nuk e kanë pranuar se janë sërish bashkë, ata janë fotografuar në Festivalin e Kanës, teksa putheshin. Mirëpo, gjatë këtij evenimenti, çifti paska pasur edhe probleme mes tyre. Bella ka gjetur në telefonin e The Weeknd, foto seksi të Selena-s. E acaruar ajo i ka kërkuar t'i fshijë menjëherë këto "kujtime". The Weeknd ka bërë rezistencë, por në fund është dorëzuar dhe ka fshirë çdo foto të Selena-s nga telefoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat