Ronela Hajati: Çfarë do të doja t’i ndryshoja fizikut tim

Mediale Vip

Ronela Hajati: Çfarë do të doja t’i ndryshoja fizikut tim

Më: 26 maj 2018 Në ora: 16:21
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ishte e ftuar në emisionin e të shtunës, Pop Culture, në Top Channel. Së fundi Ronela ka qenë në Santorini, ndërsa në bisedën me Dojna Memën tregoi shkaqet e këtij udhëtimi.

“Në Santorini isha për qejf, për pushime. Shfrytëzova kohën e ngrohtë dhe shijova pushimet. Nuk shkova për të regjistruar gjë, pasi plazhet nuk janë pjesë e preferencave të mia për realizimin e klipeve”, tha Ronela.

Këngëtarja vendosi t’ju japë një përgjigje edhe atyre që thonë se “Ronela është e shëndoshë”, ndërsa tregoi edhe se çfarë do të donte të ndryshonte në fizikun e saj.

“Unë nuk jam e shëndoshë, thjesht jam e bëshme në pjesën e vitheve. Mundohet shumë të ushtrohem, për të ruajtur format ideale. Në fizikun tim shoh që me kalimin e kohës, hunda po merr një formë të çuditshme. Ndonjëherë mendoj se do të ishte më mirë të kisha më shumë gjoks, por nuk e imagjinoj dot se si do të dukesha, po të isha plot lart e plot poshtë”, tha Ronela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat