Bebe Rexha mëson edhe stafin e saj të flas shqip

Mediale Vip

Bebe Rexha mëson edhe stafin e saj të flas shqip

Më: 27 maj 2018 Në ora: 10:10
Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shumë e njohur dhe vlerësuar në tregun botëror të muzikës si për këngët e saj ashtu edhe tekstet që shkuan për artistët e famshëm ndërkombëtarë. Ajo nuk i ka mohuar kurrë rrënjët e saj dhe gjithmonë e ka shprehur me krenari faktin që është shqiptare përmes fotove dhe videove të ndryshme që poston vazhdimit në rrjetet sociale.

Mirëpo ajo që ka habitur së fundi është një video e postuar nga Bebe në InstaStory ku një nga asistentët e saj flet shqip në mënyrën më të qartë të mundshme duke thënë “kuq e zi”. Bebe është emocionuar shumë nga ai fakt sa e ka përsëritur disa herë duke e shoqëruar videon edhe me një flamur shqiptar.

Së fundi Bebe Rexha ka bërë një bashkëpunim me këngëtaren tjetër me origjinë shqiptare Rita Ora dhe këngëtaret Cardi B, Charli XCX në këngën “Girls”. Pavarësisht se kënga e tyre ka marrë mjaft kritika, suksesi ka qenë i padiskutuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat