“Sa bukur Mario”, shqiptari i famshëm mbledh mbi 1000 grimierë nga e gjithë bota në Tiranë

Mediale Vip

“Sa bukur Mario”, shqiptari i famshëm mbledh mbi 1000 grimierë nga e gjithë bota në Tiranë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:24
Mario dhe Kim Kardashian

Dy turma ishin dje paradite në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një grup ishin protestuesit e opozitës, ndërsa grupi tjetër ishin mbi 1000 grimierë nga rajoni, Europa e më tej, të mbledhur së bashku. Një pjesë e konsiderueshme e make up artistëve të huaj erdhën në Tiranë posaçërisht për të parë nga afër shqiptarin me famë Mario Dedivanoviç.

“Jam një make up artistë e famshme kroate. Klientët e mi janë artistet e famshëm si këngëtare apo aktore. Tani jemi këtu për Marion, ndoshta do të jemi edhe me Kimin ku i dihet. Kur lexova se Mario do të vinte në Shqipëri u gëzova tej mase. Tirana më kujton New Yorkun me baret dhe hotelet, madje unë jam akomoduar në të njëjtin hotel me Marion” u shpreh një grimere nga Kroacia.

“Sapo kam mbërritur për masterclassin e Marios nga Argjentina. Ja vlejti gjithë ajo rrugë që bëra. Është eksperiencë fantastike, ai është mjeshtër, do të mësojmë shume. Këtu do rri dy ditë dhe me pas do iki në Barcelonë” tha një make up artist, i cili kishte ardhur në vendin tonë nga Buenos Ajresi enkas për të ndjekur masterklasën e Marios.

“Kemi ardhur nga Franca, Mario është make up artisti më i mirë i gjithë botës”, u shprehën dy franceze.

“Ne jemi nga Greqia, erdhëm këtu të shikojmë Marion. E duam Marion” thanë vajzat nga Greqia.

“Kam ardhur nga Gjermania vetëm për Marion, jam fansja më e madhe e tij. E dua pa fund. Në fund do bëjmë edhe foto”, tha një tjetër.

Rreth 2000 persona prisnin në radhë për të mësuar teknikat e grimit të Marios, në masterclassin e parë që ai mban në Tiranë. Mario ka miliona fansa anembanë botës, pasi është grimeri personal i të famshmes Kim Kardeshian.

Mario u shfaq i prekur në skenën e Pallatit të Kongreseve ku tha se nuk po e besonte se një sallë e tillë e madhe do të mbushej plot me adhuruese të tij. Në sallë nuk ndodhej njeriu më i rëndësishëm i jetës së tij, nëna e Marios, e cila nuk mundi të ishte e pranishme për shkak se ishte sëmurë. Por Mario kishte gjetur siç tha, modelen që pati fatin të grimohej prej tij, e cila i ngjante nënës së tij kur ishte e re.

Grimieri nuk e ka fshehur kurrë origjinën e tij shqiptare. Madje nuk ka humbur rast për ta treguar në fund dhe në fillim të masterklasës.

“Nuk kam fjale tu them sa e vlerësoj, kjo klase ishte speciale për mua, pasi unë jam shqiptar. Kurrë nuk e kisha menduar se do te organizoja një klasë këtu në Shqipëri, për të qenë i sinqerte nuk mendova se do kishte njerëz qe do ishin kaq të interesuar. Kjo është sureale për mua, është një ëndërr. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë ardhur nga Europa, nga Ballkani dhe Shqipëria, e ndjej mbështetjen tuaj çdo ditë nëpër komentet në rrjetet sociale. Ju jeni mbështetësit e mi më të mëdhenj ju falënderoj pa fund që keni ardhur” u shpreh i emocionuar Mario në fund të klasës.

Tirana u kthye për një ditë në kryeqendrën e bukurisë femërore ndërsa eventi i Masterclass-it, ishte padyshim një promovim i mirë i Shqipërisë në sytë e të huajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat