“Gylseren” me të dashur të ri

Mediale Vip

“Gylseren” me të dashur të ri

Më: 27 maj 2018 Në ora: 16:50
“Gylseren” me të dashur të ri

Nurgul Yesilcay është një ndër aktoret më të njohura turke në rrafshin ndërkombëtar.

Gjithsesi u bë e njohur te shqiptarët me rolin e Gylserenit në serialin e famshëm “Fatet e Kryqëzuara”.

Kjo ka bërë që të ndiqet edhe hap pas hapi edhe në jetën private, të cilën nuk mund ta fsheh prej mediave turke.

Aktorja tashmë raportohet se ka të dashur të ri, i cili është pranë shkurorëzimit prej bashkëshortes.

Bëhet fjalë për Necati Kocabay, i cili është regjisor i shumë serialeve dhe filmave turke gjersa është edhe afarist i suksesshëm.

Dyshja është fotografuar duke darkuar në një restorant japonez dhe më pas kanë shkuar në shtëpinë e aktores, ku kanë vazhduar mbrëmjen e filluar në kafeteritë e Stambollit.

Çifti në këtë formë kanë kofirmuar se tashmë janë në lidhje dhe se nuk ka vend për spekulime, ka thënë një burim për televizionin Kanal D.

Ndryshe, Nurgul është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do t’i shohim në ekranet e vogla televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat