Diellza Kolgeci pranon mirënjohje nga Federata e ‘Bodybuildingut’ të Kosovës

Mediale Vip

Diellza Kolgeci pranon mirënjohje nga Federata e ‘Bodybuildingut’ të Kosovës

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:11
Diellza Kolgeci

Sot (e diel) në qytetin e Prizrenit është mbajtur gara e ‘bodybuldingut’ për meshkujt dhe femra.

E njohur si një femër shumë aktive në sporte të ndryshme, Diellza Kolgeci ishte e pranishme atje për t’i mbështetur garuesit.

Mirëpo as ajo nuk është kthyer dorëthatë pasi ka pranuar një mirënjohje nga Federata e ‘Bodybuildingut’ dhe Fitnesit të Kosovës.

Ishte vetë bukuroshja shqipare ajo e cila e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Snapchat.

”Nuk di cili sport më ka mbet tjetër”, ka shkruar ajo pranë fotos ku shihet ‘Mirënjohja’.

Diellzën e kemi parë aktive edhe në ‘hiking’ poashtu është edhe përkrahëse e futbollit dhe basketit, konkretisht ekipeve të Prishtinës për të cilët bën tifo kur ata luajnë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat