Valon Behrami i dashuruar marrëzisht pas skiatores zvicerane

Mediale Vip

Valon Behrami i dashuruar marrëzisht pas skiatores zvicerane

Më: 28 maj 2018 Në ora: 10:03
Lara Gut dhe Valon Behrami

Valon Behrami ka filluar një jetë të re sentimentale.

Ai muaj më parë është ndarë prej bashkëshortes Elena Bonzanin, me të cilën edhe ligjërisht është pranë shkurorëzimit.

Kjo ka bërë që futbollisti shqiptar të bëj publike edhe lidhjen me skiatoren zvicerane, Lara Gut.

 

27????

A post shared by Lara Gut (@laragutofficial) on

Ai së fundi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa dyshja shihet pranë një pishine.

” Ndonjëherë, të ndjekësh zemrën do të thotë të humbësh mendjen tënde”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale mesfushori shqiptar.

Aktualisht 33-vjeçari vijon karrierën futbollitike te klubi i Udineses në Serinë A.

Ndryshe, mitrovicasi do të jetë pjesë e botërorit të Rusisë me kombëtaren e Zvicrës.

 

Sometimes,following your heart means losing your mind ?? @laragutofficial

A post shared by Valon Behrami (@valonbera) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat