Detaje nga koncerti i Dua Lipës në Prishtinë

Mediale Vip

Detaje nga koncerti i Dua Lipës në Prishtinë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:27
Dua Lipa

Organizatorët e festivalit SUNNY HILL, kanë paralajmëruar që së shpejti do të bëhen publike të gjitha detajet rreth këtij festivali.

Tashmë është bërë e ditur që artistët të cilët do të prezantohen këtu janë Dua Lipa, Action Bronson, Stanaj, Grace Carter dhe SG Lewis.

Në një konferencë per media që pritet të mbahet gjatë ditës së sotme, do të bëhen të ditura edhe datat zyrtare, lokacioni dhe çmimet e biletave.

Agjenda e konferencës është si më poshtë;

Folësit:
Dukagjin Lipa, drejtor i Sunny Hill Festival
Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në Sunny Hill Festival
Visar Breznica, platforma e biletave online

Programi:
• 16:20 – Arritja e mysafirëve dhe përgatitja për konferencë
• 16:30 – Hapja e konferencës për media
• 16:35 – Prezantimi i temave të konferencës
• 17:05 – Pyetje dhe përgjigje për gazetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat