Paditet babai i Bella e Gigi Hadid

Mediale Vip

Paditet babai i Bella e Gigi Hadid

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:53
Babai i Bella dhe Gigi ishte paditur për ndërtim ilegal të 30,000 metrave katror

Mohamed Hadid është duke jetuar në mega rezidencën e tij në Belle Air, edhe pse ka pasur ankesa nga fqinjët dhe një padi në lidhje me ndërtimet në pronën e tij.

Babai i Bella dhe Gigi ishte paditur për ndërtim ilegal të 30,000 metrave katror, me ç’rast kishte paguar një gjobë dhe kishte premtuar se do të angazhojë një inxhinier për t’u marrë me ndërtimin.

Fqinjët janë të nevrikosur pasi Hadid nuk ka ndërmarrë asgjë për rregullimin e ndërtimeve në pronën e tij.

Ata janë të brengosur për rrëshqitjet e mundshme të dheut, dhe po kërkojnë që gjykata t’ia rrënojë ndërtimin pa leje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat