Gold AG bën homazhe te varri i Art Kurtit, përlot me fjalët dedikuar atij

Mediale Vip

Gold AG bën homazhe te varri i Art Kurtit, përlot me fjalët dedikuar atij

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 18:35
Gold Ag

Javë më parë është dhënë lajmi i hidhur për vdekjen e aktorit, Art Kurti.

Arti ka qenë i njohur për rolin e tij në serialin “O sa mirë”, ndërsa ishte edhe këshilltar për rini në kabinetin e kryetarit të komunës së Gjakovës.

Reperi Gold Ag ka pasur miqësi të mirë me aktorin, andaj që prej vdekjes së tij i kishte bërë disa dedikime në rrjete sociale.

Së fundi, ai ka publikuar një fotografi, përmes së cilët tregon se ka bërë homazhe tek varri i Artit.

“Art a t’kom thon që vi në Ramazan te ti o vllau jem … Lus Zotin fuqiplotë që në këto ditë Ramazani të shpërblej me të mirat e tij …  [??] ”, ka shkruar Goldi mbi fotografinë pranë varrit të aktorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat