Flet më në fund DJ Blunt: konfirmon sherrin, por jo edhe therjen sonte në mes të Prishtinës

Mediale Vip

Flet më në fund DJ Blunt: konfirmon sherrin, por jo edhe therjen sonte në mes të Prishtinës

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 23:21

Dj Blunt i ka mohuar lajmet e publikuara sot, se ai është therrur me thikë pas një zënke me disa persona.

Blunt ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur për shkak të një shokut të tij. Ai pranon se ka qenë i përfshirë në një zënkë me disa persona, por thotë se ka qenë duke i ndihmuar një shoku të tij.

“Jo bre nuk është e vërtetë hiç, që jam therur me thikë. Unë jam t’u u marrë me klipin më të ri që e kemi publikuar sot, të quajtur “Dubai”. Ajo ngjarje që u raportu ka qenë e natyrës së një problemi, që një shok i imi e ka pas me disa persona. Unë vetëm e kam ndihmuar atë. Kurgjë më shumë.”.

Ai ka shtuar se aktualisht gjendet në shtëpi duke pushuar.

“Për momentin jam në shtëpi. Po pushoj. Po merrna me shaoolinat e mi”, ka përfunduar Blunt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat