Aktori mohon ndarjen nga e dashura: Merruni me gjëra më të rëndësishme

Mediale Vip

Aktori mohon ndarjen nga e dashura: Merruni me gjëra më të rëndësishme

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 09:01
Burak Deniz me te dashuren e tij

Aktori i njohur turk Burak Deniz ka mohuar zërat për ndarje nga e dashura Bü?ra Develi.

Ditë më parë mediat turke nisën të raportojnë për një ndarje të mundshme të çiftit që është bashkë prej tre vitesh, pasi aktorja Develi fshiu fotot nga rrjetet sociale.

“Të dashur miq që keni dëgjuar lajmin, nuk ka fare të bëjë me realitetin. Ju lutem shprehni interesim për çështje më të rëndësishme”, shkruan Deniz në Twitter.

Burak Deniz është bërë i njohur tek publiku shqiptar me rolin në serialin “Ask Laftan Anlatimaz”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat