Albëria tregon si reagoi ish-bashkëshorti pas deklaratave të saj për tradhtinë

Mediale Vip

Albëria tregon si reagoi ish-bashkëshorti pas deklaratave të saj për tradhtinë

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:50
Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj për disa ditë radhazi ka qëndruar në Shqipëri.

Këtë vizitë, këngëtarja e ka shfrytëzuar edhe për të dhënë disa intervista për disa televizione, shkruan lajmi.net.

Në një prej tyre, Albëria kishte treguar se si e kishte tradhëtuar tashmë ish bashkëshorti, i cili është babai i vajzave të saj.

Por, e ftuar në “Një kat më lart”, këngëtarja u pyet se cili ka qenë reafimi i ish-bashkëshortit të saj pas gjithë këtyre deklaratave.

“Ai ka një respekt të jashtëzakonshëm, pavarësisht se u bënë shumë vite. Ai nuk është se i ka bërë me qëllim, ai ka qenë fëmijë për vete. Është njeri që kupton, e kupton jetën shumë mirë. Ai ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh. Njeriu i parë që unë mund ta marr në telefon nëse unë kam hall ose problem është ai.”, ka thënë Albëria.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Albërie Hadërgjonaj është “Leje leje”, këngë kjo të cilës këngëtarja ia shoqëroi edhe videoklipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat