Flet “gangsterja” e Elbasanit pasi fitoi Miss-in: Në pasarelë, njerëzit më shihnin me fytyra të habitura

Mediale Vip

Flet “gangsterja” e Elbasanit pasi fitoi Miss-in: Në pasarelë, njerëzit më shihnin me fytyra të habitura

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 20:54
Trejsi Sejdini

Trejsi Sejdini është 18-vjeçarja nga Elbasani që u shpall më e bukura në garën e “Miss Universe Albania” në Tiranë. Duket e fortë, e sigurt, e pathyeshme, por duke parakaluar në majë të takave në skenë e vëzhguar nga shikimet e anëtarëve të jurisë, nuk e fsheh se ndjeu m-mente pasigurie.

Njihej si “gangsterja e Elbasanit”, para se të rrëmbente kurorën e më të bukurës që do të përfaqësojë Shqipërinë në garën ndërkombëtare, duke ndryshuar kështu stereotipin për miss-et. Trejsi bie në sy për gjatësinë 182 cm dhe përshkruhej në këtë garë si adoloshentja energjike dhe që ka pasion modelingun.

Për mënyrën se si reagoi publiku kur e panë nga afër tek sfilonte, pikat e dobëta të vajzës së fortë, gabimet në adoleshencë, dashurinë dhe gurët që do të lëvizë për të fituar “Miss Universe” në botë, Tre-si i rrëfen në këtë intervistë të parë për “Panorama Plus”.

Njihesh si “gangsterja e Elbasanit”. Ti në fakt je e bukura apo bisha?

Gabimet në adoleshencë mund t’i ndodhin çdo njeriu. Rëndësi ka që gjëra të tilla mos të përsëriten më dhe të kem një imazh sa më të pastër dhe bota jashtë të më njohë për këtë që jam. Dua të njihem si vajza që do ta përfaqësoj ashtu siç duhet Shqipërinë në botë.

Si u ndjeve në pasarelë, e kishe vështirë të sfiloje sipër takave dhe çfarë i tërhiqte njerëzit të shihnin te ty?

Në fillim e pata pak të vështirë se emocionet bënin të vetën. Madje, e shpreha këtë edhe në skenë. Pata dy momente pasigurie, por që në fund ia dola t’i përballoja me sukses. Jam shumë e lumtur që njerëzit më shihnin dhe arrita t’ua lexoja fytyrat e habitura teksa më shikonin. Shpresoj të kenë qenë për mirë. (qesh)

E ndjeve konkurrencën me vajzat e tjera në garë dhe e prisje fitoren, pra, u ndjeve aq e bukur sa të mos ua kishe frikën?

Vajzat ishin të bukura pa përjashtuar asnjërën. Nëse nuk do e fitoja, prapë do të isha e lumtur, sepse fundja njoha disa vajza tepër të edukuara dhe që ia vlente të shpenzoja kohë. Pasi hyra në gjashtë më të mirat, besimi në vetvete më rritej, por gjithashtu dhe emocionet. Por që dua të falënderoj pa fund jurinë dhe publikun që ma besuan mua vendin e parë. U jam pafund mirënjohëse!

Për të gjitha miss-et, momenti magjik është ai i vendosjes së kurorës, që të jep madhështinë e një mbretëreshe. Si e përjetove atë moment, çfarë peshe ka kurora për ty?

Kurora e “Miss Universe” ka një peshë të madhe për mua, që gjithashtu më rrit edhe përgjegjësinë para vetes dhe publikut. Është dita e dytë, pasi mora atë kurorë dhe akoma nuk e besoj dot që e kam në shtëpi. Madje, e lë te koka e krevatit që ta shikoj çdo mëngjes kur zgjohem. (qesh).

Do të përfaqësosh Shqipërinë në “Miss Universe”. Si mund t’i lëvizësh ti të gjithë gurët për të fituar?

Do të mundohem të jap më të mirën time. Do kujdesem për veten në çdo aspekt, duke filluar që nga një palestër intensive, ushqim i kontrolluar, etj.. Me pak fjalë, do të mundohem të nxjerr në pah sharmin, elegancën, klasin tim. Pra, të përfaqësoj “femrën” në plot kuptimin e fjalës.

Ke një të dashur me të cilin ndave emocionet apo festove fitoren?

Dashuria për mua është fjalë e madhe.

Djali në krahun tënd duhet të jetë tip romantiku apo i fortë?

Ajo që më vjen ndërmend sa herë e dëgjoj këtë fjalë është: Karakteri, respekti dhe mirënjohja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat