Ditë më parë ishin pjesë e rubrikave rozë të mediave ndërkombëtare për ripërtëritjen e martesës së tyre.
Beyonce dhe Jay Z sërish po përfolën rreth disa fotografive mjaft të nxehta që kamë publikuar.
Në fakt, si pjesë e turneut të ri të tyre, “On The Run II”, i cili filloi pak ditë më parë me një koncert spektakolar në Cardiff të Uellsit, dyshja nxorën në shitje një libër që ka edhe fotografi të nxehta.
Libri tregon historinë e tyre muzikore, përgatitjet për turne dhe momentet shumë intime të martesës së muzikantëve të famshëm.