Afërdita Dreshaj dhe i fejuari realizojnë një set të veçantë fotografik para dasmës

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj dhe i fejuari realizojnë një set të veçantë fotografik para dasmës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 11:43
Afërdita Dreshaj dhe i fejuari

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj këtë muaj kurorëzon dashurinë e saj me martesë, me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl.

Ata do të organizojnë një dasmë madhështore në ShBA, ndërsa vetëm pak ditë i ndajnë nga dita e tyre e madhe.

Çifti kanë realizuar së fundmi një set të veçantë fotografik para martesës.

Ata i kanë dhënë vetes disa ditë të merituara pushimi, për tu relaksuar pak para ditës së madhe.

Në rrjetet sociale, çifti kanë ndarë me ndjekësit disa fotografi nga fotosesioni i tyre para dasmës, ku shfaqen mjaft elegantë teksa pozojnë afër një pishine.

Afërdita dhe Jakubi nuk hezitojnë që të shkëmbejnë edhe puthje para aparatit fotografik.

Bukuroshja shqiptare duket shumë bukur në fustanin e bardhë, teksa edhe Kindl rrëmben vëmendjen me dukjen e tij plot elegancë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat