Tiger Woods shijon pushimet luksoze në jahtin 15 milionë dollarësh - Bota Sot
Tiger Woods shijon pushimet luksoze në jahtin 15 milionë dollarësh

Mediale Vip

E shtunë, 22 shtator 2018

Tiger Woods shijon pushimet luksoze në jahtin 15 milionë dollarësh

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 14:07
Tiger Woods

Golfisti Tiger Woods është duke bërë përgatitjet e tij të fundit për garat e Open US.

Teksa po e bën këtë gjë, ai është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jahtin e tij luksoz, në vlerë 15 milionë dollarë.

Varka e tij është e gjatë rreth 155 metra, teksa po lundron nëpër brigjet e Shinnecock Hills.

Në jahtin e tij luksoz gjenden gjithashtu edhe një bar, një xhakuzi që mund të strehojë tetë njerëz, një teatër filmi dhe një sallë e madhe.

Ky jaht është i përbërë nga një ekuipazh prej nëntë vetash, dhe kushton plot 1.5 milion dollarë në vit për ta mbajtur atë në det.

Woods, 42 vjeç, thotë se është praktike dhe luksoze, sidomos kur trafiku lokal po i eleminon anijet e rivalëve të tij.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test