Egla Harxhi tregon si erdhi në jetë djali i saj: Unë pija pilula për t’u mbrojtur, por…

Mediale Vip

Egla Harxhi tregon si erdhi në jetë djali i saj: Unë pija pilula për t’u mbrojtur, por…

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 22:14
Egla Harxhi dhe Ale de Basseville

Modelja shumë komentuar për shkak të marrëdhënies treshe, Egla Harxhi, në janar të këtij viti solli në jetë një fëmijë të cilin e pagëzoi me emrin Lucifer.

Egla dhe fotografi i famshëm, Ale de Basseville, janë shumë të lumtur për ardhjen e djalit në jetën e tyre dhe postojnë shpesh foto me të.

Ditën e sotme Harxhi ishte e ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku tregoi për herë të parë se ndonëse pinte pilula, ndodhi që ajo të ishte 1 në 1 milion vajzat që u ndodh të mbeten shtatzënë edhe pse mbrohen.

“Luxifer është luftarak. Ai erdhi në jetë sepse donte të vinte. Unë pija pilula për t’u mbrojtur dhe nuk mendoja se kjo do të ndodhte. Por ndodh që një në një milion të vijë një fëmijë edhe pse mbrohesh. Kjo më ndodhi mua dhe unë thashë ky fëmijë do vijë patjetër në jetë”, u shpreh Egla.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat